“Dokumentat tregonin të vdekurit që merrnin miliona”, nënkryetari i PL për Panorama TV: SPAK duhet ta kishte mbyllur hetimin për aferën e inceneratorëve, tani që ne flasim atje vidhet

Jan 31, 2023 | 19:00
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, u shpreh se SPAK duhet ta kishte mbyllur hetimin për aferën e inceneratorëve, pasi sipas tij dokumentat e vëna në dispozicion, tregojnë qartë vjedhjen që atje bëhet.

Përmes një interviste për Panorama TV, Vasili tha se nga dokumentat kanë dalë të vdekur që merrnin milionat dhe histori nga më të çuditshmet.

Ai foli edhe për çështjen e “Vulës” së Partisë Demokratike, për të cilan tha se gjykata ka njohur PD-në e Berishës dhe sipas tij pala e Alibeajt është palë ankuese në gjykatë.

“Ne po vijmë për pak javë në marsin e vitit 2023. Në 8 apo 9 mars të vitit 2021 ne kemi çuar denoncimin e parë. Ju e dini që ne bëmë 3 denoncime të njëpasnjëshme për inceneratorët. Kur dokumentat tregojnë qartë një veprimtari korruptive me kompani fantazmë, me të vdekurit që merrnin miliona, me të moshuarën që mblidhjte kanaçe që merrte miliona. E fundit që i vuri vulën ishin pamjet me dron.

SPAK-u po të kishte pasur një ritëm mesatar, jo të lartë, kjo do të ishte një histori e harruar. Dëmi ekonomik do të ishte zvogëluar shumë. Ne paguajmë para për inceneratorë që nuk ekzistojnë. Tani që ne po flasim, se kishte shumë të drejtë Kryemadhi, tani që po flasim ne atje vidhet. Kjo çështje do të ishte mbyllur edhe do të merreshim me çështje të tjera. Mundësitë e hetimit janë më të mëdha se ne. Por nuk ka vullnet nga SPAK për të vepruar.

Nuk po jap opinion politik lidhur me PD-në, por vetëm mbi atë që thotë ligji. Është vetëm një PD me ligj nga Gjykata, ajo e drejtuar nga Berisha. Pala tjetër është një palë ankuese, nuk ka fituar gjë. Nëse pala e tyre fiton, gjithë vendimi rrëzohet. Partia Bindja Demokratike, që vendimi ende nuk kishte marrë formëm e prerë, KQZ vendosi të hyjë në zgjedhje. Kjo do të ngjallte reagime shumë të forta, pasi gjykata është shprehur. Grupi i Alibeajt nuk ka shanse, pasi KQZ do të pyesi për vendimin e gjykatës.

Pjesëmarrja në zgjedhje dhe fitorja e tyre nuk vihen në diskutim. Unë e bazoj në këtë gjë. Shumica dërrmuese e shqiptarëve janë përgatitur ta rrëzojnë Ramën. Në 2019 ata morën vetëm 15 % të votave. Pra do të thotë që 85 % e shqiptarëve nuk e votuan. Opozita nuk është perfeksioni, por siç po shikoni përditë, korrupsion, krime dhe trafiqe lidhen vetëm me “Rilindjen”. Shqiptarët do të votojnë sërish këta që korruptojnë edhe zyrtarët e Amerikës. Ne kemi edhe histori që të marrin pronat. Për çfarë do të votojnë, për paligjshëmërinë? Të rikthejmë normalitetin dhe barazinë e qytetarit”, u shpreh Vasili.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura