“Do të dalin imazhet, kemi pasur…”- Është ish i dashuri i Sarës? Publikohen fotot e Silvit me modelen jashtë shtëpisë së BBV

Feb 29, 2024 | 8:48
SHPËRNDAJE

Janë publikuar fotot e banorit të Big Brother Vip, Silvi Forte me modelen Sara Gjordeni, të cilët këngëtari i paralajmëroi se do të dilnin para se të bëhej pjesë e garës.

sara gjordeni silvi2

Para se të futej në shtëpinë BBV në një intervistë për ‘Fan Club’ ka zbuluar se me tre nga banorët njihej.

“Sarën, Erjolën, Rozën”, është shprehur ai se njeh, ndërsa i pyetur nëse ka flirtuar me ndonjërën prej tyre, Silvi tha: “Po me Sarën, do dalin fotot.”

sara gjordeni silvi

Ndërkohë në rrjetet social kanë qarkulluar foto të Silvit dhe Sarës pranë njëri-tjetrit. Nuk dihet nëse kanë qenë në ndonjë event së bashku, apo ka pasur diçka më shumë mes tyre.

Dyshja janë parë të afërt me njëri-tjetrin në shtëpi, ku edhe kanë shkëmbyer përqafime, por nuk kanë sqaruar natyrën e raportit mes tyre.

sara gjordeni

Gjatë një bisese në oborr, Silvi iu drejtua Sara Gjordenit: “Ty të dua në shtëpi”, teksa kjo e fundit iu kthye duke e përqafuar.

“Mos na bëhet xheloz Bardhi”, iu kthye Silvi, por modelja ka buzëqeshur duke nënkuptuar që jo.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura