“Do të bëj thela-thela”- Përplasi gruan në vijat e bardha dhe në tentativë për tu larguar u aksidentua me një makinë! Shoferi është ish-drejtori i Doganave në Fier, kërcënoi burrin e të dashurës

Mar 21, 2023 | 7:36
SHPËRNDAJE

Ish-drejtori i Doganave në Fier, i cili akuzohet se kërcënoi burrin e të dashurës, është shoferi që shkaktoi aksidentin e dyfishtë në rrugën transballanike në Vlorë.

arlind

Arlind Lagji, i cili udhëtonte me një mjet tip “Touareg”, përplasi një grua në vijat e bardha dhe në tentativë për tu larguar nga vendngjarja aksidentoi një makinë, raporton News24.

vlore aksident1

Mjeti tip Peugeot ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë ndriçimi në trafik ndarëse.

Nga aksidenti mbetën të plagosur dy persona që u dërguan në spital.

vlore aksiden

Arlind Lagji u përfshi në një skandal pasi u denoncua nga Algert Beluli se e kishte kërcënuar. I riu dyshonte se bashkëshortja e tij, Anxhela Ngjeqarie tradhtonte me ish-drejtorin e Doganave në Fier.

vlore

Algert Beluli publikoi audiopërgjime me zytarin ku ky i fundit e kërcënonte me jetën e vajzës dhe i thoshte ‘do ta bëj trupin thela-thela’.

“Do të bëj thela-thela”- Bashkëshorti e akuzon se e shkonte me drejtorin e Doganave në Fier, ish-çifti përballen: “S’është tradhti”, “Çfarë është të shkosh me burrë të martuar”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura