“Do ta çoja në mal, do ta zhveshja lakuriq dhe…”- Amos Zaharia me tone kërcënuese për Luiz Ejllin! Deklarata shokuese: S’po them do i fus plumbin kokës

Jan 16, 2023 | 15:06
SHPËRNDAJE

Deklaratat e banorëve të Big Brother Vip, ku kërcënojnë dhe ofendojnë njëri-tjetrin janë pritur me polemika të shumta.

-1200-630-8b7c145b104163fc351f5c08966b6fe1

Së fundmi, është bërë virale një video ku Amos Zaharia flet me tone kërcënuese për Luiz Ejllin.

Gjatë një bisede me banorët e tjerë ai ka deklaruar se “do ta çoja në mal, do ta zhveshja lakuriq, do ta xhiroja dhe do t’i thosha kërko falje. Dhe pastaj shihe ti, i jep më gojës”.

Ndërsa më pas shtoi: “Unë s’po them do i fus plumbin kokës”, komente që kanë nxitur shumë reagime në rrjet duke u konsideruar si të patolerueshme.

Kristi: Çfarë do i bëje? Do e vrisje?

Amos: Jo nuk do e vrisja

Kristi: Atëherë?

Amos: E di unë çfarë do t’i bëja

Kristi: Ca do bësh më

Amos: Atë që meriton. Do ta çoja në mal, do ta zhveshja lakuriq, do ta xhiroja dhe do t’i thosha kërko falje. Dhe pastaj shihe ti, i jep më gojës

Kristi” S’do ndodhi gjë

Amos: Unë s’po them do i fus plumbin kokës

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura