‘Do ju tregoj një barcaletë’- Dashamir Shehi i drejtohet Manastirliut: Mund të na hutoni sa të doni ne këtu me histori ambulancash e riparime, por…

Nov 8, 2021 | 11:37
SHPËRNDAJE

Kreu i LZHK-së, deputeti Dashamir Shehi e vuri theksin sot në fjalën e tij në Komisionin për Ekonominë dhe Financat tek pandemia e shkaktuar nga koronavirusi.

dash shehi

Duke iu drejtuar ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, Shehi tha se e gjithë energjia e ministrisë duhet të përqendrohet tek menaxhimi i pandemisë.

“Kështu që kjo lloj historie me riparim e ambulanca, mund të na hutoni sa të duash ne këtu, por rezultantja e asaj shëndetësisë është atje përjashta”, tha Shehu, i cili tregoi edhe një barcaletë në lidhje me planin për restaurimin e 6 katëshit në QSUT.

“Unë them që 90% e energjisë së shëndetësisë për këtë vit duhet t’o drejtohet kësaj fushe, ato që po bëni uroj të jenë me gjthë mend si thoni ju, por nuk është e besoj shumë. Nëse s’i dilet përballë kësaj pune gjithë ai muhabeti jo riparimi i 6 katëshit te QSUT do ju them një barcaletë, kur mbaronte me u riparu kati i gjashtë, ishte bërë për tu riparuar kati i parë i gjashtë katëshit, e kupton ti?”, tha Shehi.

“Jo nuk bëhet më”, reagoi Manastirliu.

“I gjithë ky disktuim është cështje parash, paraja ka për të qene gjithmonë hall i madh se paratë kaq janë këtu. Halli më i madh që ka shëndetësia jonë për këtë vit ishalla jo edhe për një vit është pandemia. Ne dalim nga situata nëse jemi të zotë e të kemi kurajon për ca reforma, por ne kështu arnojmë një sistem”, tha Shehi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura