“Do e ekzekutoja me duart e mia”- Babai i Naim Murseli: Nuk do të jetonte më, nëse do e dija që e vrau ai Liridonën

Dec 5, 2023 | 12:54
SHPËRNDAJE

Babai i Naim Murseli është shprehur se i biri, Naim Murseli, sot nuk do të jetonte nëse do e kishte ditur se ishte ai vrasësi i Liridonës.

liridona murseli

Për emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti në News24, u shpreh se nuk ka kontaktuar as me avokatin e djalit të tij, duke theksuar se nuk ka kërkuar mbrojtje ligjore për Naimin.

Shaban Murseli theksoi se do e kishte ekzekutuar me duart e tij të birin, ndërsa shtoi se autorin e dyshuar të kryerjes së vrasjes, Granit Plavën, nuk e njihte.

Sa i përket lidhjes së Naimit me nipin e tij, Kushtrim Kokalla, po ashtu i dyshuar i përfshirë në vrasje, Shabani tha se ishin shumë të lidhur.

“Babain e tij e njohur, kurse Granitin kurrë në jetë nuk e kam takuar dhe as nuk e njoh, Naimi ka qenë shumë i lidhur me Kushtrimin, sepse ishte dhe vetëm në Kosovë për një kohë, e shoqëronte dhe rrinin shumë bashkë. Por s’më shkoi mendja të bënin këto veprime. Nuk e kam takuar babain e Ganit Plavës.

Nuk kanë takuar avokatin e Naimit. Unë nëse do kisha pasur informacion që e kishte bërë Naimi, si s’do të jetonte më, do isha marrë me vetë, do e ekzekutoja me duart e mia”, tha babai i Naim Murseli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura