“Djali as nuk është ushqyer”- Flet nëna e tre vjeçarit që u dhunua në çerdhe! Avokati i edukatores: Rasti është zmadhuar, kush i ka nxjerrë ato pamje?

Sep 19, 2023 | 13:54
SHPËRNDAJE

Rasti i një 3-vjeçar që u dhunua nga edukatoret e çerdhes shtetërore “Gëzimi Ynë”, në Fushë Kosovë tronditi opinionin publik. Pas publikimit të videos nga daja i fëmijës, ka folur edhe nëna e vogëlushi, Fitore Geci, e cila tregon se është thirrur në kopësht për problematikat që kishte shkaktuar djali i saj.]

nena
Nëna e 3-vjeçarit të dhunuar

Ajo tha se djali i saj kishte patur probleme shëndetësore dhe sipas saj edukatoret e kopshtit as nuk e kishin ushqyer.

“Mësuesja më tha hajde këtu se djali yt e ka bërë namin. Më erdhi shumë keq sepse mendova që ka rrëzuar dikë ose ka thyer ndonjë gjë. I thashë ju kërkoj falje, por tha ‘jo, ka dal dhe ka shkarravitur’. Unë i thashë duhet me i përmbushë dënimet nëse t’i ka dhënë mësuesja, por ky kishte marrë dënime brutale.

Më ka thënë djali nuk kam ngrënë bukë, nuk kam pi ujë për 8 orë. Fëmija im pa ngrënë pa pirë. Ka pirë ujë, i kam përgatitur ushqimin në shtëpi. I thash ‘potë jep mami në shtëpi bukë’. Jam detyru me u ndal, i ka ngrënë dy hamburgera dhe e ka pi një shishe ujë. I thirra familjarët e tjerë dhe u thashë që kështu po më thotë djali, por nuk jam e sigurt”, ka thënë nëna e 3-vjeçarit.

Nga ana tjetër, lidhur me rastin ka reaguar edhe avokati i njërës prej edukatoreve të dyshuara si e përfshirë në ngjarje.

Avokati i edukatores
Avokati i edukatores

Ai tha se deklaratat se fëmija nuk është ushqyer dhe është izoluar nga të tjerët nuk janë të vërteta. Sipas tij, ky rast është zmadhuar.

“Ky rast është zmadhuar… në fund të fundit kush i ka nxjerrë ato pamje, a janë të verifikuar ato kamera e fotografi…”, u shpreh ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura