“Ditëlindja e 29 me pritjen më të ëmbël në botë”- Fifi merr dedikimin e bukur nga Adisi, ja fjalët që shkruan partneri i këngëtares

Mar 31, 2023 | 10:16
SHPËRNDAJE

Këngëtarja Filloreta Raçi feston këtë të premte 29-vjetorin e lindjes. Fifi, siç njihet me emrin e artit, është në pritje të ëmbël dhe shprehet e lumtur se kjo ditëlindje e gjen si një nënë e ardhshme.

“31.03.2023 po pres ditelindjen e 29 me pritjen më të ëmbël në botë .. #HappyBdaytome #blessed #momtobe”, shkruan Fifi.

fifff

Ajo ka shpërndarë dhe urimin e ëmbël nga partneri i saj, Adis Patushi.

“Jam ma mir me ty, kshuqe rri me mu”. Gezuar ditlindjen dashni e imja! Jam i bekum qe mka ra me e kriju dashnin me te madhe me ty! E jam me fat qe te njoha ty ma shume se askush! Ma knaq shpirtin qe per asnje dite su ndava prej eres tende dhe ajri im eshte aroma jote! Te Dua, o mami i djalit tim! Gezuar Ditlindjen Mami Fifi. Me TY KREJT JETEN!“, është mesazhi i Adisit.

fifi adisi

fidi reagim

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura