“Ditë e mirë për demokratët, e keqe për regjimin”- Apeli i dha vulën Berishës, Noka: Sot Shqipëria ka një PD të vërtetë dhe të bashkuar

Jun 11, 2024 | 13:25
SHPËRNDAJE

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, i cili ia dha vulën e PD, Sali Berishës.

WhatsApp Image 2024-06-11 at 13.31.29

Pas këtij vendimi, është ndalur të flasë për mediat, Flamur Noka, i cili tha se sot është një ditë e mirë për demokratët dhe një ditë e keqe për regjimin.

Noka: Sot është një ditë e mirë për të gjithë demokratët. Zëri i tyre megjithëse në oazin e padrejtësisë u gjetën gjyqtarë më integritet që i dhanë zë të vërtetës që po zvarritej prej 3 vitesh.

E vërteta që janë demokratët ata që vendosin për PD.

Demokratët sot janë të bashkuar, sot vendimi i gëzon ata, por sot është një ditë e e keqe për regjimin.

Një opozitë e përcarë ka marrë fund, sot Shqipëria ka një PD të vërtetë dhe një opozitë të bashkuar dhe të vërtetë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura