Dishepull i Guardiolës, u stërvit nga Ançeloti dhe Lipi/ Njihuni me trajnerin e ri të Çelsit

May 29, 2024 | 7:24
SHPËRNDAJE

Enco Mareska ka kaluar kapërcyer një i ri i harruar i Ligës së Futbollit në asistentin e Pep Guardiolës dhe tani objektivin kryesor për stolin e Çelsit. Blutë i kërkuan Lestërit leje për të folur me shefin e tyre fitues të Championship-it, ndërsa ata kërkojnë pasardhësin e Mauricio Poçetinos. Po kush është 44-vjeçari italian? Mareska në fakt e nisi karrierën e tij si lojtar profesionist në moshën 18-vjeçare me Uest Bromuiçin, pasi doli nga akademia e Kaljarit.

GUARDIOLA MARESKA

Ai firmosi me Uest Bromuiçin pavarësisht se nuk fliste anglisht kur mbërriti për herë të parë në Uest Midlends. Në një intervistë kur ishte pjesë e Mançester Sitit, ai kujtoi: “Kur kaloni nga, në rastin tim, Italia në Angli direkt në Birmingem, mund të përshtateni menjëherë me gjuhën dhe vendin. Anglishtja ime nuk ishte aq e mirë dhe gjithashtu mësova shumë kur isha atje. Pavarësisht se vuajta pak në fillim, më pas funksionoi mjaft mirë”. Mareska luajti dy sezone me “Baggies” përpara se të transferohej te Juventusi në vitin 2000 për atë që ishte një marrëveshje rekord e Uest Bromuiçit prej 4.5 milionë paundësh.

Ai luajti nën drejtimin e dy trajnerëve të mëdhenj të futbollit në Torino, Karlo Ançelotit dhe Marçelo Lipit. Mareska tha për “SunSport” në shtator: “Ançeloti sapo po fillonte karrierën e tij si trajner, por ju mund ta shihnit qartë se sa dëshironte të stërviste. Ai ishte kaq i drejtë, i sinqertë dhe i përulur dhe i pabesueshëm për sa i përket marrëdhënieve me lojtarët e tij.

Mareska

Lipi ishte shumë më i fortë, por fantastik për sa i përket motivimit”. Mareska qarkulloi në Europë duke luajtur për Bolonjën, Piaçencën, Fiorentinën, Seviljen, Olimpiakosin, Malagën, Sampdorian dhe Palermon.

Më pas ai e mbylli karrierën e tij si futbollist në vitin 2017, me Hellas Veronën në Serinë B. Mareska qëndroi tre vite larg futbollit përpara se të kthehej në futboll me skuadrën e rezervave të Sitit, me të cilët fitoi Premier Ligën 2 në 2021. Ai gjithashtu ka stërvitur yjet aktualë të Çelsit, Kol Palmer dhe Romeo Lavia gjatë kohës së tij në “Etihad”.

Ai qëndroi një periudhë të shkurtër në stolin e Parmës përpara se të kthehej te Siti në vitin 2022, si asistent i Guardiolës, ku fitoi edhe tripletën historike vitin e shkuar.

Sezonin e shkuar, Mareska vendosi të dalë nga hija e katalanasit, ashtu siç bëri Mikel Arteta në të shkuarën dhe pranoi sfidën për t’u bërë trajneri i Lestërit në Championship. Këtë sezon “Dhelprat” u shpallën kampionë duke u ngjitur në Premier Ligë. Mareska tregoi përkushtimin e tij në punë duke jetuar në qendrën stërvitore në dy muajt e parë pas emërimit të tij. Ai konsiderohet si një dishepull i Pepit, ndërsa ka thënë: “Për një trajner, është e rëndësishme të ketë mentalitetin e një shahisti”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura