Disa javë pas nisjes së monitorimit të flotës ruse, kontaminohet uji në bordin e një anije të Britanisë së Madhe! Disa marinarë përfundojnë në spital

Feb 3, 2023 | 21:01
SHPËRNDAJE

Disa marinarë të Flotës Mbretërore të Britanisë përfunduan në spital ditën e sotme pasi kishin konsumuar ujë të kontaminuar në bordin e anijes së tyre.

anijaruse

Sipas Daily Mail, anija HMS Portland devijoi nga itinerari i saj dhe u ankorua në bazën detare në Portsmuth, për t’i dhënë ndihmën e parë marinarëve.

Një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes tha se situata është serioze, teksa marinarët janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Situata paraqitet serioze. Ne kemi ndjekur çdo procedurë sipas protokollit përpara nisjes. Në bordin e anijes kanë shkuar disa shkencëtarë për të bërë kontrollet e nevojshme. Uji është ndotur nga diçka, që ende nuk ësht ëpërcaktuar” – tha zyrtari i paidentifikuar.

Një zëdhënës i Marinës Mbretërore tha: “Ne mund të konfirmojmë që HMS PORTLAND është kthyer në HMNB Portsmouth si një masë paraprake, pas një problemi me një nga sistemet e ujit të freskët të anijes.

Shëndeti dhe siguria e personelit tonë është e një rëndësie të madhe dhe ne po marrim një sërë masash për të mbrojtur kompaninë e anijes ndërkohë që çështja është hetuar.”

Raportet për kontaminimin e ujit vijnë vetëm disa javë pasi HMS Portland njoftoi se po monitoronte luftanijen ruse Admiral Gorshkov dhe cisternën e saj shoqëruese Kama teksa lundronin në Detin e Veriut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura