“Dikur milja lopët, sot anëtare jurie në “Miss USA”- Emina Çunmulaj u jep mesazhin vajzave shqiptare: Ëndërroni…

Oct 3, 2023 | 9:46
SHPËRNDAJE

Së fundmi modelja e njohur me prejardhje shqiptare Emina Çunmulaj është bërë pjesë “Miss USA 2023” si anëtarë jurie.

WhatsApp-Image-2023-10-02-at-7.17.36-PM

Bukuroshja e cila jeton në Amerikë prej shumë kohësh ka zgjedhur të ndaj me ndjekësit e saj një video mesazh. Mesazhi që ajo ndau ishte mjaft inkurajues për të gjitha vajzat që kanë ëndrra dhe duan ti bëjnë realitet ato.

“Jam një vajzë nga një qytet i vogël, një vajzë shqiptare në një fermë të vogël, që milte lopët derisa isha 15-vjec. Dhe sot jam e ulur në jurinë e “Miss SHBA”. Prandaj e di çfarë? Ëndërro vajzë e vogël, sepse do të të plotësohet dhe ty ëndrra. Po e bëj këtë për vete dhe për çdo vajzë shqiptare”, shkruan modelja.

WhatsApp-Image-2023-10-02-at-7.17.40-PM

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura