Dibër, ndërrojnë jetë dy minatorët e plagosur në minierën e Selishtës

Aug 30, 2015 | 16:56
SHPËRNDAJE

Dy minatorë kanë humbur jetën në një prej galerive në minierën pranë fshatit Selishtë të Rrethit të Dibrës.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Fillimisht, shembja e një masivi dheu në njërën prej galerive plagosi rëndë minatorët Mistar Losha dhe Alebert Losha. 

Të dy këta persona u nxorrën me plagë të rënda nga miniera, por burime nga Policia e Dibrës thënë se ata ndërruan jetë gjatë transportimit për në spital.

Aktualisht policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e vërteta të vdekjes së dy minatorëve.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura