Dhunohet nga bashkëshorti, këngëtarja e muzikës popullore Maya pajiset me urdhër mbrojtje (VENDIMI)

Apr 22, 2024 | 17:48
SHPËRNDAJE

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Maya, është pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata e Tiranës, për shkak të dhunës nga bashkëshorti i saj, Arben Ulbrich.

maya

Në një vendim gjyakte që mban datën 19 mars 2024, bashkëshorti i Mayas (Fatbardha Ulbirch) urdhërohet t’i qëndrojë 200 metra larg.

66267a9438e3emaya

Kujtojmë se Maya dhe bashkëshorti i saj janë prindër të një djali. Nga ana e tyre nuk ka ende ndonjë reagim mbi rastin.

VENDIMI

SHKURTIM VENDIMI

“PER LËSHIMIN E URDHËRIT TË MENJËHERSHËM TË MBROJTJES ”

Gjykata e Shkallës Së Parë E Juridiksionit Të Përgjithshëm Tirane e përbërë nga: GJYQTARE FAHRIJE STRINGA (BUDO) Asistuar prej sekretares gjyqësore Geralda Pirra, në Tiranë sot në date 19.03.2024, mori në shqyrtim ne seancë gjyqësore çështjen civile që u përket:

PADITËS/E: Fatbardha Ulbrich me nr.tel. 069…….

I/E PADITUR DHUNUES: Arben Ulbrich me nr.tel..0039324…… në mungesë.

OBJEKTI: Lëshimin e urdhërit të mbrojtjes.

BAZA LIGJORE: Ligji Nr. 9669 dt. 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës ne marredhëniet familjare”.

Gjykata, pasi dëgjoi shpjegimet e pales paditëse, në mungesë të palës së paditur administroi provat shkresore nga Komisariati i Policisë nr.1 Tiranë, dëgjoi ne pretendime e fundit per paditësen, e shqyrtoi në tërësi çështjen, Dhe për sa më lart:

Gjykata në mbështetje të nenit 306 e vijues të K.Pr.Civile, dhe të Ligjit Nr. 9669 dat 18.12.2006, i ndryshuar, neni 17, 18;

VENDOSI

Pranimin e kërkese-padisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura