Dhuna ndaj grave/ Aktivistja Arbana për Panorama TV: Ti shkon për denoncim, polici të thotë “për një shpullë erdhe këtu”. Gazetarja Roshi: Pa drejtësi institucionale nuk mund të ketë…

Mar 8, 2023 | 14:45
SHPËRNDAJE

Sot është “8 Marsi”, dita ndërkombëtare e gruas, një ditë simbolike për të drejtat e grave në mbarë botën.

Në Shqipëri kjo ditë duhet të ketë edhe më shumë vlerë, pasi këtu gratë dhe vajzat vuajnë nga fenomenet e dhunës.

Lidhur me fenomenin e dhunës ndaj grave kanë diskutuar sot përmes një lidhjeje LIVE aktivistja Sevim Arbana dhe gazetarja Laureta Roshi.

Roshi tha se pa drejtësin institucionale nuk mund të ketë zgjidhje të fenomenit të dhunës, duke shtuar se ky fenomen gjen terren kryesisht në familjet e varfëra.

“Dua të them sesa konflikte mund të jenë brenda shtëpive të shqiptarëve. Të drejtat e grave janë të drejta të njeriut. Nuk dua ta anashkaloj lajmin e bashkëjetuesit nga bashkëjetuesja. Ky konflikt mund të ketë ardhur nga elementë të ndryshëm, nga alkooli, etj. Pra nuk janë vetëm gratë dhunues, nuk janë vetëm burrat dhunues. Unë e pashë protestën e ditës së sotme në kryeqytet me shumë seriozitet. Pa drejtësi institucionale, nuk mund të ketë zgjidhje të dhunës.

Edhe urdhërin e mbrojtjes gruaja nuk e merr dot pa u paraqitur disa herë në gjykatë. Nuk kemi patur asnjë bilanc sesa kushton kjo dhunë ndaj grave. Nuk mund të minimizohet dhuna në oranin 7-15. Policia nuk e ka të drejtën e e dhënies menjëherë të urdhërit të mbrojtjes. Nuk kemi hetuar ndonjëherë nga ana sociale, kur një grua e tërheq denoncimin për dhunë. Zgjidhjet e mira janë ato që vijnë nga instutucionet.  Pa monitorim të ndihmave për viktimat e dhunës, nuk ka përmirësim. Dhuna është më gjeneruese në ato familje ku ka probleme ekonomike”, tha Roshi.

Nga ana tjetër Arbana tha se ka mospërfillje nga institucionet për të drejtat e grave, duke marrë si shembull se nëse një grua shkon në polici për të bërë denoncim, polici i thotë “për një shpullë erdhe këtu?”.

“Një në dy gra dhunohen në Shqipëri. Ajo që unë mund të them është kjo. Që dhuna në shqipëri është shumë gjinore. Gratë janë ato që vuajnë fenomenin e dhunës dhe kemi 15 vite që po flasim për femicidit. Dhuna është përhapur fatkeqësisht kaq shumë saqë po kthehet në barbarizëm. Duhet të bëjmë shumë sakrifica për të drejtat e grave. Në rastet kur kemi dhunë ndaj njerëzve, drejtësia duhet të japë verdiktin final.

Përtej nismave dhe ligjeve të mira, ne nuk kemi ende një zbatim siç duhet të ligjit. Duke qenë se ky fenomen ka 20 vite në tavolinë, duhet ta kishim zgjidhur. Nuk kemi pse dhunojmë atë pjesë të shoqërisë që I jep jetë familjes. Institucionet nuk referohen dhe nuk funskionojnë të gjitha. Përshembull mund të përmend një rast, që nëse njq grua shkon të bëjë një denoncim, polici i thotë moj ti po ti për një shpullë vjen këtu?

Nëse urdhëri i mbrojtjes zbatohet, atëherë ajo ka nevojë për strehim. Nëse nuk ka strehim, ajo kthehet te dhunuesi. Çfarë mund të bëjë një grua e divorcuar me 90 mijë lekë. Shteti duhet të mendojë seriozisht. Banesat sociale duhet të jenë falas”, tha Arbana.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura