Dhuna ndaj 3-vjeçarit në kopshtin në Kosovë, shoqërohen nga policia dy autoret e dyshuara

Sep 19, 2023 | 18:33
SHPËRNDAJE

Policia e Kosovës ka shoqëruar në Komisariat 2 autoret e dyshuara të dhunës ndaj 3-vjeçarit në kopshtin “Gëzimi Ynë” në Fushë-Kosovë.

378257418_1250732202268122_1928835337804590224_n-1-600x360-1 (1)

Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se të arrestuara janë një 64-vjeçare me inicialet N.M dhe një 56-vjeçare me inicialet N.H.

Ato dyshohen për veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.

“Pas përfundimit të fazës preliminare të veprimeve hetimore, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, policia inicioi një hetim në drejtim të veprës penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarave; • N. M, femër, 64 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës, si dhe  • ​N. H, femër, 56 vjeç, shtetase  Republikës së Kosovës, u shqiptua masa e ndalimit prej 48 orësh”, thuhet në njoftimin e Policisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura