“Dhjetë gram nder”/ Namik Dokle flet për librin e tij: Hiqen si ‘i bukuri shejtan’ dhe fshihen poshtë tavolinës! Blerja e nderit bëhet dhe në…

Nov 15, 2023 | 22:51
SHPËRNDAJE

Shkrimtari Namik Dokle ka folur librin e tij më të fundit “Dhjetë gram nder”. I  ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, Dokle tha se blerja e nderit bëhet dhe në studiot televizive, duke u hequr si ‘i bukuri shejtan’ dhe fshihe poshtë tavolinës. Ndër të tjera ai tha se por për njerëzit e pandershëm që kërkojnë të blejnë nder.

namik dokle

“Titulli i librit është një metaforë. Libri nuk është në kontekstin që njerëzit shesin nderin, por për njerëzit e pandershëm që kërkojnë të blejnë nder. Ka një shtysë reale për personazhin kryesor. Realja është kjo se një njeri që unë njoh, kur ishte 10-11 vjeç, ndodhi një gjë e tillë, një njeri i familjes u përjashtua nga partia pasi nuk kishte pranuar t’i kërkonte faljen një zyrtari të lartë. Ai i jep lekë nipit 10 vjeç dhe i thotë ‘shko derë më derë dhe bli nder’, nipi kthehet dhe i thotë që nuk bleu dot  nder. Nga kjo ngjarje kam marrë spunto.

Në këtë libër kam pak me tepricë ironi, pasi është subjekti i tillë. Pra është përpjekja e njerëzve për të ndryshuar nderin. Kjo zbulohen thelbin e realitetit tonë. Blerja e nderit bëhet dhe në studiot e emisioneve që hiqet si ‘bukur shejtan’ dhe fshihet poshtë tavolinës”, tha Dokle.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura