“Dhe letra higjenike ishte marrë”… Taulant Muka tregon arsyet e dorëheqjes

Nov 15, 2018 | 22:44
SHPËRNDAJE

Taulant Muka, i cili dha dorëheqjen nga posti i zv/ministrit të Arsimit 15 ditë pasi mori këtë detyre, ishte i ftuar në studion e Ora News, ku shpjegoi disa nga arsyet e dorëheqjes.

Taulant Muka

Ai tha se problematikat në këtë institucion ishin nga më të shumtat, duke filluar me mungesën e dokumentacioneve në zyrë, deri tek mungesa e ujit të pijshëm apo letrave higjenike.

Taulanti kur ka vajtur në punë ka gjetur një zyrë bosh në aspektin e dokumentave. Unë mbaj mend kryeministrin e vendit dhe zotin Braçe që thoshte që zyrat ishin bastisur. Unë kisha karrigen dhe tavolinat, por nuk kisha përmbajtjen brenda. Ka qenë një zyrë bosh dhe pulti i televizorit ishte marrë dhe letra higjenike ishte marrë. Aty kuptova që unë nuk po ndihesha në shtëpinë time dhe pse aty informacioni nuk ishte, sepse pavarësisht kush vjen zv/ministër dokumenacioni duhet të qëndrojë”, tha Muka.

“Nuk ka një protokoll, zv/ministri nuk është një person kushdo. Ai ka një detyrë të rëndësishme. Unë nuk jam mësuar me këtë model dhe vij nga një kulturë tjetër. Ka një mungesë menaxheriale. Në ministrinë e Arsimit nuk ka ujë të pish dhe kafet kushdo që do më vinte në zyrë do ti blija unë me rrogën time. Zv/ministri aty ka pak a shumë vetëm aspektin e fjalës, sepse unë dhe një letër të thjeshtë nuk mund ta nxirrja jashtë pa miratimin e sekretarit të përgjithshëm dhe ministres. Unë i kam kërkuar takim kryeministrit Rama përpara se të bënte emërimin, në mënyrë që të qartësonim se çfarë ishte roli i zv/ministrit të arsimit. Unë vij nga një kulturë tjetër dhe zv/ministri në disa vende ka portofol. Këtu nuk e dija. Në momentin që mu komunikua i kam kërkuar takim dhe një takim i tillë nuk u bë për tu qartësuar. Unë e mora atë pozicion me dëshirën e madhe për të bërë një punë. Pashë që në atë institucion dhe sot ishte vendimtare që unë nuk mund të veproja për ato gjëra që doja”, shtoi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura