DETAJE/ U qëllua me armë zjarri në kokë, identifikohet i plagosuri në Krujë. Policia në kërkim të autorit

Feb 28, 2024 | 21:46
SHPËRNDAJE

Si  pasojë e të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Krujë, ka mbetur i plagosur, tregtari i makinave, Artan Goga, banor i qytetit.

policia

Mësohet se Artan Goga është 57-vjeç dhe është qëllur në kokë nga një shtetas tjetër i identifikuar nga policia, por për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE: Të shtëna me armë zjarri në Krujë, një i plagosur. Detajet e para

Sipas njoftimi të policisë, autori është shtetasi me iniciale V.M, ndërsa vijon puna për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 28.02.2024, në rrugën “Asim Zeneli”, shtetasi V. M., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G., 57 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura