Derbi i Italisë në merkato, Juventus dhe Inter në luftë për shërbimet e lojtarit të Arsenalit

Jun 28, 2021 | 11:39
SHPËRNDAJE

Interi po punon fort në merkato për të gjetur zëvendësuesin e mbrojtësit maroken, Ashraf Hakimi. Sa i përket kësaj piste ka edhe një derbi italianësh në merkato, pasi ashtu si Interi edhe Juventusi është i interesuar për shërbimet e lojtarit të Arsenalit, Hektor Bejerin.

bejerin

Sipas “Sky Sport”, Interi ka nisur bisedimet me agjentin e futbollistit spanjoll, për të forcuar krahun e djathtë të mbrojtjes. Por, Bejerini pëlqehet edhe nga trajneri Alegri, i cili duket se nuk beson te Danilo, i cili shfaq shpërqendrime të shpeshta në lojë dhe nuk shihet si titullar te “Zonja e Vjetër”.

Pra, dueli mes Juves dhe Interit ka nisur më herët, pasi para se të përballen në fushë, fillimisht do të përplasin “brirët” në merkato.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura