Deputeti i Merkelit reagon dy herë: I thashë në sy Ramës se reformat e deritanishme s’janë të mjaftueshme (foto)

Apr 26, 2018 | 21:02
SHPËRNDAJE

Gunther Krichbaum, deputeti i Bundestagut gjerman ka komentuar me nje status në rrjetet sociale takimin e zhvilluar me kryeministrin Edi Rama në Berlin dhe ka sqaruar se çfarë i ka bërë të qartë shefit të qeverisë shqiptare lidhur me negociatat e vendit tonë me BE-në. Për deputetin gjerman, reformat e bëra deri tani janë të pamjaftueshme.

“Dje kam takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Bundestagun e Gjermanisë.

31292670_1898205423557666_5311539252704575488_n

Me këtë rast, personalisht i thashë atij se unë mendoj se hapja e bisedimeve të pranimit të Shqipërisë me BE është e parakohshme në këtë fazë. Reforma e mëparshme ende nuk janë të mjaftueshme”.

Pas kësaj, kreu i komisionit parlamentar për çështjet e BE në Bundestagun gjerman, Krichbaum, reagoi sërish pas konferencës së Ramës ne Tirane, pas kthimit nga Berlini.

Ai ka postuar në Facebook një shkrim të gazetës Der Tagesspiegel për qëndrimin e tij për sa i përket hapjes së negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE.

rama revist

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura