Deputeti i CDU-së së Merkel: S’ka negociata pa plotësuar këto kushte

Nov 24, 2016 | 16:37
SHPËRNDAJE

Deputeti gjerman, Gunther Krichbaum, që është pjesë e grupit parlamentar të partisë së kancelares Angela Merkel ka bërë të qartë se, Gjermania nuk do të japë dritën jeshile për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE para nëntorit të vitit 2018.

Një deklaratë e tillë që i zbeh shpresat qeverisë shqiptare për hapjen e negociatave, vjen në një kohë kur Kryeministri Edi Rama pritet që të takohet të hënën e ardhshëm me Kancerlaren e Gjermanisë, Angela Merkel në Berlin.

Bundeskanzlerin Angela Merkel (CDU) sitzt am 20.03.2013 im Europa-Ausschuss des Bundestages im Paul-Löbe-Haus in Berlin neben dem Ausschussvorsitzenden Gunther Krichbaum (CDU). Foto: Kay Nietfeld/dpa +++(c) dpa - Bildfunk+++

Krichbaum, i cili ndodhet në Tiranë në një vizitë zyrtare theksoi se Shqipëria së pari duhet të plotësojë kushtet e vendosura nga Komisioni Evropian. Për këtë arsye tha ai nuk do të ketë asnjë vendim pozitiv para publikimit të progres-raportit të ardhshëm që do të publikohet në fund të tetorit të vitit të ardhshëm.

“Grupi parlamentar i CDU-së do të marri vendim nëse do të fillohen negociatat me Shqipërinë vetëm pasi të jetë publikuar raporti për vitin 2018”, theksoi ai.

7 kushtet e Gjermanisë

  • Kushti i parë ka të bëjë me reformën në administratën publike. Të provohet në praktikë se sa i qëndrueshëm është zbatimi i ligjeve të miratuara.
  • Kushti i dytë, Reforma në Drejtësi. Të zbatohet në mënyrë të qëndrueshme dhe të plotë me qëllim forcimin tërësor të nivelit të profesionalizmit dhe integritetit dhe që vetingu të kryhet sipas parimeve të dhëna nga Komisioni Europian.
  • Kushti i tretë, lufta kundër korrupsionit. Në emër të CSU/CDU, Krichbaum kërkoi që SPAK të jetë e pavarur nga kontrolli dhe ndikimi i politikës. Duhet që SPAK të shënojë arritje të konsiderueshme. E nevojshme që në rastet e korrupsionit të funksionarëve të lartë të jenë ngritur paditë penale dhe të jenë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë.
  • Kushti i katërt ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit dhe lufta kundër drogës. Të rriten dënimet dhe të forcohen dukshëm përpjekjet kundër krimit dhe drogës e të shënohen suksese të prekshme.
  • Kushti i pestë ka të bëjë me të drejtat e njeriut dhe Shqipëria duhet ende të përmbushë pikat që përmend Raport-Progresi i Komisionit Europian.
  • Kushti i gjashtë ka të bëjë me përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe zbatimin e tyre deri në zgjedhjet e 2017 dhe këto zgjedhje duhet të përmbushin standardet europiane.
  • Kushti i shtatë, dekriminalizimi. Gjermania kërkon që ky ligj të zbatohet në mënyrë të qëndrueshme dhe të plotë.

Deputeti i CDU-së nga ana tjetër nënvizoi se, priten rezultate të prekshme nga zbatimi i reformës në drejtësi. “Reforma në drejtësi duhet të zbatohet në mënyrë të qëndrueshme në mënyrë që të forcohet në mënyrë tërësore niveli i integritetet dhe cilësia e drejtësisë. Ky proces duhet të jetë në përputhej me standardet e BE dhe ky proces përfshin verifikimin e plotë të pasurisë së rreth 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve. Të mos ketë asnjë kushtet për përfaqësuesit ndërkombëtarë. Më pas të merren masa ligjore dhe individuale”, tha deputeti gjerman.

Reforma në drejtësi, shtoi ai, ka rol vendimtar veçanërisht në luftën ndaj korrupsionit. “Tani për tani ky proces është shtyrë, por ne po presim që së shpejti të ketë shumë sqarime të kësaj çështjeje”, u shpreh anëtari i Bundestagut.

Gjithashtu, Krichbaum u shpreh se Shqipëria ka bërë hapa pas në luftën ndaj trafikut të drogës. Ai e cilësoi luftimin e këtij fenomeni bashkë me plotësimin e standardeve të zgjedhjeve kushte për hapjen e negociatave.

“Hapa pas në luftën e trafikut të drogës, BE duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje luftës ndaj trafikut të drogës. Lufta ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikuat të drogës janë kushte kryesore për ndërtimin e një shoqërie demokratike. Këto duhet përmbushur para se të japim votë pro për çeljen e negociatave. Këto problemi i kemi dhe me Malin e Zi”, tha ai.

Gjithashtu ai veçoi edhe dekriminalizimin si kusht pasi ende tha deputeti gjerman njerëz të inkriminuar mbajnë poste publike. “Ende në Shqipëria ka persona që janë dënuar nga gjykata apo ka urdhër arreste ndërkombëtare që kryejnë funksione publike”, tha ai.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura