Denoncimi i Berishës: KESH ka hyrë në bixhoz vjedhjeje të energjisë. Të krijojë fond rezervë për përmbytjet

Nov 24, 2022 | 12:16
SHPËRNDAJE

Kryetari i PD Berisha ka denoncuar sot jashtë Kuvendit Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare se po bën bixhoz me energjinë dhe po vjedh shqiptarët.

Sipas Berishës, KESH duhet të krijojë një fond të posaçëm për dëmshpërblimin e të përmbyturve.

Sali Berisha: Tani që e quaj të domosdoshme, e kam menduar disa herë, KESH që është një gjigand për Shqipërinë sipërmarrje, duhet të ketë fonde rezervë të përmbytjes.

KESH ka hyrë në bixhoz vjedhje të energjisë.

Në kulmin e pikut merr nga Kosova energji e shet, nuk mbyll digat që t’i ruajë për kohë të vështirë dhe blen me 230 e shet me 79-73 euro.

Pra energjia është shndërruar në një nga instrumentet më të mëdhenj të vjedhjes së shqiptarëve. Këta vjedhin shumë me energjinë.

Sidoqoftë, e dënoj me ashpërsinë më të madhe aktivin e përmbysjes së Shkodrës dhe Nënshkodrës nga hapja në mesnatë pa paralajmërim e tuneleve, kërkoj dëmshpërblimin e tyre nga ata që i përmbytën. Drejtorin i KESH ka kryer një krim duke mos lajmëruar autoritetet vendore.

Ne jemi këtu për të qëndruar në interes të qytetarëve të përmbytur.

Sikur kemi sjellë një amendament në Kuvend, për krijimin e fondit rezervë nga KESH për përmbytjet. Në Shqipëri, përmbytjet nuk janë të rralla. Por përmbytjet e paralajmëruara janë të domosdoshme që të merren masa dhe të dëmshpërblehen kur ndodhi për shkak të digave.

Ligji shqiptar dhe në gjithë botën, detyron përmbytësin që të dëmshpërblejë të përmbyturin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura