“Ambasadorët të mbajnë qëndrim”- Salvador Kaçaj reagon për sulmin mbi Prestige Resort: Tentohet t’i mbyllet goja mediave! Dënoj veprimet banditeske të qeverisë

Dec 1, 2022 | 10:43
SHPËRNDAJE

Ish-kryetari i Komunës Shëngjin, Salvador Kaçaj, ka reaguar në lidhje me sulmin e IKMT-së ndaj Prestige Resort.

Përmes një postimi në facebook Kaçaj dënon veprimet banditeske kundër fjalës së lirë.

Ai i bën thirrje organizatave ndërkombëtare dhe ambasadorëve që të mbajnë një qëndrim në lidhje me sulmin që po bëhet ndaj lirisë së mediave.

POSTIMI I PLOTË

Dënoj ashpër keto veprime banditeske te kesaj qeverie. I bëj thirrje organizatave ndërkombëtare dhe ambasadorëve që të mbajnë qëndrim me sulmin që po ndodh ndaj fjalës së lire. Nëse tentohet ti mbyllet goja mediave ateherë po rikthehemi në rregjimin e para 90-tes!

Kjo është e patolerueshme!…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura