“Dele qorre”/ Lindita Nikollën e zë kolla, por s’tërhiqet nga seanca! PS rrëzon në bllok projektligjet e opozitës! Çfarë u votua në Kuvend

Nov 9, 2023 | 10:31
SHPËRNDAJE

Edhe pse opozita ka bllokuar punimet normale të Kuvendit, maxhoranca nuk është tërhequr, por ka vijuar të votojë pa debate projektligjet në rendin e ditës.

Salla e Kuvendit është mbuluar nga tymi, ndërkohë që socialistët kanë qëndruar në seancë, duke votuar me kartona projektligjet në rendin e ditës.

Lindita Nikollën e ka zënë kolla disa herë për shkak të tymëseve të hapura nga Samir Korreshi, por me karton në dorë miratoi me 75 vota pro “Projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes se huas, ndërmjet Republikës se Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit “Aftësia ripërtëritëse e pare dhe zhvillimi i gjelbër- hua për politikat e zhvillimit””.

Ndërkohë që nisma e tjera në axhendë kanë qenë propozimet e opozitës, të cilat u rrëzuan në bllok nga socialistët.

Ermonela Felaj i ka quajtur demokratët si ‘dele qorre’, që shkojnë pas Berishës, madje u shpreh se nuk duan nisma e tyre ndaj propozoi t’i rrëzojnë të gjitha.

Të gjitha nismat e opozitës u rrëzuan me 75 vota me karton. Ndërkohë që demokratët kanë kërkuar që të lejohen komisionet hetimore.

“Zbatoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese, lejoni komisionet hetimore’, u shpreh Dashnor Sula.

VOTIMI NE KUVEND

1 .Projektligj “Per ratifikimin e marrëveshjes se huas, ndërmjet Republikes se Shqipërisë dhe Bankes Nderkombetare per Rindertim dhe Zhvillim, per financimin e projektit “Aftesia riperteritese e pare dhe zhvillimi i gjelber- hua per politikat e zhvillimit””.

Maxhoranca: Pro 75 vota

Projektligj “Per nje shtese ne ligjin nr. 9975, date 28.7.2002, “Per taksat kombetare”, te ndryshuar”. 5.

Maxhoranca: 75 vota kundër

Projektligj “Per disa shtesa ne ligjin nr. 125/2013 “Per koncesionet dhe partneritetin publik privat”, i ndryshuar”.

Maxhoranca: 75 vota kundër

Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 162/2020 “Per Prokurimin Publik””. 7. Projektligj “Per një ndryshim ne ligjin nr. 7895, date 27.01 .1995, Kodi Penal Republikës se Shqipërisë, te ndryshuar” .

Maxhoranca: 75 vota kundër

Projektligj “Për një ndryshim dhe shtese ne ligjin nr. 7895, date 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës se Shqipërisë”, i ndryshuar””. 9. Projektligj “Për disa shtesa ne ligjin nr. 7895, date 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës se Shqipërisë”, i ndryshuar”.

Maxhoranca: 75 vota kundër

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura