Del nga rruga në Mat një makinë me 2 turistë francëzë, bie 50 metra në greminë

Jun 4, 2023 | 16:31
SHPËRNDAJE

Një automjet me të cilin udhëtonin dy turistë francezë është aksidentuar në Xibër të Klosit, në Mat.

 

84508b16-bad7-4ad6-a17d-ed0be3ded4da

Sipas burimeve, bëhet me dije se automjeti me të cilin udhëtonin turistët ka rënë në një greminë nga rreth 50 metra lartësi.

Dy turistë francezë kanë mbetur të plagosur në Xibër të Matit, pasi automjeti me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar.

Gjithashtu bëhet me dije se dy turistët janë plagosur dhe janë dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura