Dekreti, Nishani firmos buxhetin për vitin 2014

Dec 30, 2013 | 14:03
SHPËRNDAJE

Presidenti Nishani

Presidentit Bujar Nishani ka dekretuar buxhetin e vitit të ardhshëm dhe paketën fiskale. 

“D E K R E T

PËR SHPALLJE LIGJI  DHE DHËNIEN E PËLQIMIT PËR HYRJEN NË FUQI MENJËHERË TË LIGJIT

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe 4 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,

D e k r e t o j

Neni 1

Shpalljen e ligjit nr. 185/2013 “Për buxhetin e vitit 2014”.

Neni 2

Dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit nr. 185/2013 “Për buxhetin e vitit 2014”.

Neni 3

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.”- thuhet në dekretin e Presidentit.

Megjithëse diskutimet për paketën financiare u bënë në një kohë rekord dhe vetëm gjatë mbrëmjes së të shtunës u miratuan në Parlament, kreu i shtetit ka hedhur nje dite me pare firmën mbi dekretin e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Dekretet jane firmosur nga Nishani në daten 29 dhjetor 2013.

Vetë Presidenca ishte në listën e institucioneve që shprehën pakënaqësitë për projektbuxhetin, duke kërkuar një shtesë prej 40 milionë lekësh për vitin e ardhshëm. Por, gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve, Ministria e Financave ra dakord për t’i shtuar Presidencës 20 milionë lekë, si dhe për t’i mbuluar përmes fondit rezervë disa prej shpenzimeve që do të kryejë gjatë vitit 2014. Shuma prej 20 milionë lekësh qëndroi në fuqi edhe gjatë diskutimit në Komisionin e Ekonomisë.

BUXHETI
Maxhoranca miratoi të shtunën në mbrëmje, me 82 vota pro të maxhroancës dhe 29 kundër të opozitës, projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Pas një seance që zgjati rreth 8 orë, shumica nuk pati asnjë problem në sigurimin e numrave për miratimin e treguesve të vitit të ardhshëm. Kryeministri Edi Rama e cilësoi buxhetin e vitit 2014 si buxhetin që ka garantuar përfundimisht ndalimin e rrënimit të vendit. Sipas Kryeministrit, ky buxhet asgjëson atë që ai e cilëson si “shkëmb të borxheve të lëna nga qeveria paraardhëse”. Nga ana e saj, opozita deklaroi se me buxhetin e vitit të ardhshëm Shqipëria bie në krizë ekonomike. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura