Deklarata e parë e Ramës pas mbylljes së votimit, reagon Presidenti Meta: E duartrokas këtë qëndrim, askush mos guxojë…

Apr 25, 2021 | 20:48
SHPËRNDAJE

meta rama

Presidenti Ilir Meta i cili ndodhet në qytetin e Vlorës ndërkohë që pritet të nisë numërimi i votave, ka komentuar në një intervistë për MCN TV deklaratën e parë të kryetarit të PS-së, Edi Rama pas mbylljes së votimeve.

Gazetarja: E keni ndjekur deklaratën e kryeministrit pas mbylljes së votimit?

Meta: Jo s’e kam ndjekur por mund të ma thoni

Gazetarja: Foli qetë kërkoi të gjitha palëve të presin rezultatin e shfaqi edhe atë ndjesinë e fitores.

Meta: Po unë e duartrokas këtë qendrim, e sigurt që votat janë në kuti.

Sovrani ka four e ne të gjtihë duhet të respektojme vullnetin e sovranit e s’do lejojmë askënd të bëjë eksperimente se kudo ka kamera të fshehta dhe procesi eshte teresisht i kontrollueshem e monitorueshem.

Askush s’duhet të guxojë pas këtij investimi të mrekullueshëm që bëri populli shqiptar sot e kesaj mbarevajtje te ketij procesi të cenojë këtë gjë të mrekullueshme që ndodhi sot

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura