Debatet për Portin e Durrësit/ Flutura Açka: Për pallate të prishet një ndër portet më të rëndësishëm të Adriatikut e të Mesdheut? Turpi i mbuloftë!

Nov 24, 2022 | 15:06
SHPËRNDAJE

Deputetja e PD, Flutura Acka ka reaguar per diskutimet e debatet sot ne Kuvend lidhur me marreveshjen per Portin e Durresit.

“Kur vjen Ai, nuk mungon asnji. Drejtpërdrejt nga “peizazhi fajtor” i quajtur Parlament”, shkruan Acka me ironi teksa ka publikuar dhe foto nga Kuvendit.

“Rrethoni Parlamentin derisa këta pushtetarë “pa fe”, “pa din e iman”, “pa atdhe”, “të shitur te krimi”, “koka dhe bishti i mallkimit të kësaj toke” të kuptojnë se kush është zot në këtë vend: Ju, jo ata!”

ACKA NGA KUVENDI

POSTIMI I PLOTE I FLUTURA ACKA

Kur vjen Ai, nuk mungon asnji

Drejtpërdrejt nga “peizazhi fajtor” i quajtur Parlament

Shkon Porti i Durrësit sot, o shqiptarë!

Mos ikni, se duhet të përzëmë këta hajdutë me damkë!

Keni nevojë më për pallate ju?

Ciceroni, i cili humbi dikur rrugën nga argëtimi nëpër Durrësin antik, dhe ngaqë nuk kishte mē para, mbeti disa javë në port derisa e ëma i nisi para nga ana tjetër e Adriatikut, kushedi se si përpëlitet sot në varr.

Mijëra vjet antikitet nisi t’i varrosē Gjushi e po i përmbyll Ed mashtruesi.

A do ta bënte pa votat e të tijve?
A kanë më fytyrë para kombit të tijtë?

Ky është betimi që bënë para shqiptarëve?

Dhe për pallate te prishet një ndër portet më të rëndēsishëm të Adriatikut e të Mesdheut?

Turpi i mbuloftë!

Rrethoni Parlamentin derisa këta pushtetarë “pa fe”, “pa din e iman”, “pa atdhe”, “të shitur te krimi”, “koka dhe bishti i mallkimit të kësaj toke” të kuptojnë se kush është zot në këtë vend: Ju, jo ata!

acka kuvend rama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura