Debatet me Graciano Taganin në BBV, Erjola Doçi flet pas eliminimit: Pabesi! Dha katër versione, por… Ja çfarë bëra kur mora telefonin në dorë

May 12, 2024 | 17:54
SHPËRNDAJE

Moderatorja Erjola Doçi, ka komentuar sot pas eliminim nga Big Brother VIP debatet e shumta që ajo ka pasur ditët e fundit në shtëpi me balerinin Graciano Tagani, pasi ky i fundit tregoi se mes saj dhe Romeo Veshajt ka pasur një flirt jashtë BBV, por dy banorët mohuan diçka të tillë.

graciano taganoi erjola doci bbv

E ftuar sot në ‘Fan Club’, ish-banorja është shprehur se veprimi i Gracianos ka qenë sipas saj një pabesi.

Ajo u shpreh se balerini dha katër versione të ndryshme të situatës, por nuk diti të mbante asnjërin.

“Të nxjerrësh, qofshin të vërtet apo të pavërteta, të nxjerrësh bindjet e tua në tavolinë dhe t’ja bësh këtë një mikeshe, është një pabesi. Në rastin e tij ishin akuza në versione të ndryshme. Dha katër versione dhe nuk diti të mbante asnjërin. Jam shprehur për Gracianon se është futur në një det që do dali ai i mbyturi. Jo nga unë, por nga haku”, tha ajo.

debat erjola doci bbv graciano tagani mashtuese e kalibrit te larte

Ndër të tjera, Erjola e ka cilësuar këtë veprim të Gracianos si një përpëlitje dëshpëruese për të zgjatur qëndrimin e tij në BBV, ndërsa theksoi se ai “nuk mund të më bënte mua ‘Pandorën’ e dytë për të goditur me gjëra të pavërteta”.

Pas gjithë kësaj situate, duket se miqësia mes tyre nuk do të vazhdojë më. Siç tregoi Erjola, pasi ka dalë nga BBV dhe ka marrë telefonin e saj në dorë, gjëja e parë që ka bërë, ka qenë një ‘unfollow dhe bllok’ Gracianos nga rrjetet sociale.

“Gjëja e parë që bëra kur mora telefonin, ishte një unfollow dhe një bllok Gracionos, fika internetin dhe vazhdova qetësin time më njerëzit e afërt dhe familjarët”, tregoi Erjola.

erjola-doci-1

Erjola: Kam pasur një ngarkesë, sepse nëse të vënë një akuzë, duhet parë se kush e bën. Dhe ishte një shok i imi, mik i imi, koleg. Të nxjerrësh, qofshin të vërtet apo të pavërteta, të nxjerrësh bindjet e tua në tavolinë dhe t’ja bësh këtë një mikeshe, është një pabesi. Në rastin e tij ishin akuza në versione të ndryshme. Dha katër versione dhe nuk diti të mbante asnjërin.

Jam shprehur për Gracianon se është futur në një det që do dali ai i mbyturi. Jo nga unë, por nga haku. Gjëja e parë që bëra kur mora telefonin, ishte një unfolloë dhe një bllok Gracionos, fika internetin dhe vazhdova qetësin time më njerëzit e afërt dhe familjarët.

Unë e shoh si një përpëlitje dëshpëruese nga ana e Gracianos për të zgjatur qëndrimin e tij, por nuk mund të më bënte mua Pandorën e dytë për të goditur me gjëra të pavërteta. Se po ta marrësh hollë-hollë, në aspekt loje, unë edhe mund ta luaja këtë gjë dhe të thoja që është e vërtetë, por për ti vënë një njeriu që më ka qëndruar afër diçka në kurrzi, nuk ia bëj kurrë.

erjola doci5 erjola doci4 erjola doci7 erjola doci5 erjola doci7

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura