“Dasma me Romeon ishte simbolike”- Heidi Baci largohet nga “BBV”: Jeta ime është shumë ndryshe, disa gjëra…

Apr 1, 2024 | 18:00
SHPËRNDAJE

Konkurrentja e Big Brother VIP, Heidi Baci la sot shtëpinë vetë për pak minuta. Ajo ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, pasi e përfitoi këtë avantazh duke shtypur pulsantin.

heidi

E pyetur nëse do të jetojë me prindërit e Romeos pasi të dalë nga “Big Brother VIP”, banorja tha se “duhen para ca gjëra jashtë”.

“Jo, këtë jo. Okej, ishte dasmë simbolike, por janë ca gjëra që duhen parë edhe jashtë. Jeta ime është shumë ndryshe, ca gjëra duhen parë. Por, ne nuk luajmë. Nuk është në qëllim tona”, tha ajo.

Ndërsa për prindërit e saj, Heidi u shpreh e bindur se ata e mbështesin në zgjedhjet e saj.

“Ata duan që unë të jem e lumtur. E dinë që jam një gocë me këmbë në tokë, por më mbështesin në gjërat e mia personale”, tha Heidi.

heidi baci

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura