Dafina Zeqiri shtatzënë? Këngëtarja reagon për herë të parë dhe zbulon të vërtetën: Është një çështje personale, por…

Jun 10, 2024 | 11:40
SHPËRNDAJE

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka mohuar lajmet që ajo dhe partneri i saj, Kreshnik Gjergji së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.

Ditët e fundit në rrjet qarkulluan lajme se këngëtarja ishte shtatzënë, megjithëse këto zëra nuk janë aspak të vërteta.

Gjatë një interviste për revistën “Class”, Dafina tha se kjo është “çështje personale”, teksa i ka quajtur fake lajmet se është në pritje të ëmbël.

“Është mirë të merren fakte reale siç ndodh jashtë me mediat ndërkombëtare. Askush nuk guxon të shpikë gjëra të cilat nuk janë të konfirmuara nga vetë personi, as nga miqtë e afërt. Është një çështje shumë personale, por më vjen keq që e keqpërdorin me një mënyrë disa gazetarë për të marrë klikime me burime fake”– tha ajo duke mohuar lajmet e shtatzënisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura