COVID në Shqipëri/ MSH publikon bilancin për 24 orët e fundit: Regjistrohen 10 raste të reja. Ja sa pacientë po marrin mjekim në spital

Feb 2, 2023 | 18:15
SHPËRNDAJE

 

Në 24 orët e fundit 10 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 nga 371 testime të kryera në total, konkretisht 9 në Tiranë, 1 në Durrës.

1592160713_infektiviurgjenca

Janë 116 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,541 që nga fillimi i epidemisë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet”, apelon MSH.

Statistika ( 2 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore 10
Të shëruar në 24 orë 9
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 371

Testime totale 2,031,599
Raste pozitive 333,253
Raste të shëruara 329,541
Raste Aktive 116
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 98
Vlorë 4
Fier 9
Elbasan. 2
Durrës. 2
Berat. 1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura