COVID në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin për 24 orët e fundit: Shënohen 8 raste të reja

Mar 15, 2023 | 19:37
SHPËRNDAJE

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë kryer 184 testime, nga të cilët 8 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19, konkretisht 5 në Berat, 2 në Tiranë, 1 në Durrës.

WhatsApp-Image-2020-04-18-at-3.04.59-PM-1024x682-1

Janë 174 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit  nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 19 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,923 që nga fillimi i epidemisë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet”, apelon MSH.

Statistika ( 15 Mars 2023)

Raste të reja ditore               8

Të shëruar në 24 orë            19

Të shtruar në spitale             5

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                        184

Testime totale                   2,044,584

Raste pozitive                      333,697

Raste të shëruara                  329,923

Raste Aktive                             174

Humbje jete                              3,600

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                      144

Berat.                         12

Fier                           6

Vlorë                         5

Durrës.                      3

Gjirokastër.             2

Shkodër.                    1

Kukës.                          1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura