COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë bën bilancin: 17 raste të reja infektimesh dhe asnjë humbje jete gjatë 24 orëve të fundit

Apr 1, 2023 | 20:21
SHPËRNDAJE

Ministria e Shëndetësisë ka bërë përditësimin e situatës epidemiologjike në vend gjatë 24 orëve të fundit.

URGJENCA

Sipas MSH bëhet me dije se nga 292 testime të kryera, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë humbje jete.

Njoftimi:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar imunitetin e tyre.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 292 testime, nga të cilët 17 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:

11 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Himarë, Shkodër, nga 1 qytetarë në Vlorë, Durrës.

Janë 180 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,100 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 1 Prill 2023)

Raste të reja ditore 17

Të shëruar në 24 orë 7

Të shtruar në spitale 8

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 292

Testime totale 2,049,179

Raste pozitive 333,883

Raste të shëruara 330,100

Raste Aktive 180

Humbje jete 3,603

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 150

Shkodër. 8

Vlorë 7

Durrës. 5

Fier 3

Berat. 3

Elbasan. 2

Korçë. 2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura