COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë bën bilancin: 12 qytetarë të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Mar 11, 2023 | 17:30
SHPËRNDAJE

Ministria e Shëndetësisë ka bërë përditësimin e 24 orëve të fundit të situatës epidemiologjike në vend.

SPITALI COVID 1 - Ambulanca dhe infermiere prane Sherbimit Infektiv ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza, QSUT, i cili eshte kthyer ne karantine, dhe ka marre emrin Spitali COVID 1./r/n/r/nCOVID 1 HOSPITAL - Ambulances near Mother Teresa University Hospital Center, QSUT, which is turned into quarantine and received the name COVID 1. Coronavirus figures have increased significantly day by day.
SPITALI COVID 1 – Ambulanca dhe infermiere prane Sherbimit Infektiv ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza, QSUT, i cili eshte kthyer ne karantine, dhe ka marre emrin Spitali COVID 1. /r/n/r/nCOVID 1 HOSPITAL – Ambulances near Mother Teresa University Hospital Center, QSUT, which is turned into quarantine and received the name COVID 1. Coronavirus figures have increased significantly day by day.

Përmes një njoftimi, ministria bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar 12 qytetarë të infektuar, 8 të shëruar dhe fatmirësisht asnjë humbje jete.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 288 testime,  ka 12 qytetarë të infektuar,  nuk ka humbje jete dhe 8 të shëruar në 24 orët e fundit

11 Mars 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 288 testime, nga të cilët 12 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19.

9 në Tiranë, nga 3 qytetarë në Kurbin, Fier, Patos.

Janë 170 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit  nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,881 që nga fillimi i epidemisë.

 Statistika ( 11 Mars 2023)

Raste të reja ditore               12

Të shëruar në 24 orë            8

Të shtruar në spitale             6

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                        288

Testime totale                   2,043,721

Raste pozitive                      333,651

Raste të shëruara                  329,881

Raste Aktive                             170

Humbje jete                              3,600

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                      147

Fier                           10

Vlorë                         3

Shkodër.                    3

Gjirokastër.             2

Durrës.                      1

Elbasan.                     1

Berat.                         1

Kukës.                          1

Lezhë.                          1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura