COVID-19/ Bilanci i viktimave dhe infektimeve gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri

Jan 15, 2023 | 17:57
SHPËRNDAJE

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të përditësimin e fundit të situatës së Covid-19 në Shqipëri.

1568460843_urgjencainfektivit

Përmes një njoftimi, ministria bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 8 qytetarë dhe nuk ka pasur asnjë humbje jete.

Njoftimi i Ministrisë:

15 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 243 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 8 qytetarë, në Bashkitë:

3 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Kavajë, Lushnje, Vlorë.

Janë 197 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,279 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 15 Janar 2023)

Raste të reja ditore 8

Të shëruar në 24 orë 13

Të shtruar në spitale 2

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 243

Testime totale 2,025,293

Raste pozitive 333,072

Raste të shëruara 329,279

Raste Aktive 197

Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 141

Fier 22

Vlorë 13

Berat. 6

Shkodër 5

Durrës. 4

Lezhë. 3

Gjirokastër. 2

Elbasan. 1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura