COVID-19/ Bilanci i viktimave dhe infektimeve gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri

Dec 10, 2022 | 18:24
SHPËRNDAJE

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e infektimeve të reja me Covid-19 dhe shpërndarjen e tyre në të gjithë vendin.

 

URGJENCA

Sipas njoftimit të Ministrisë, fatmirësisht gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur humbje jete nga virusi.

Njoftimi i Ministrisë:

10 Dhjetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 426 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 30 qytetarë, në Bashkitë:

21 në Tiranë, 3 në Fier, nga 2 qytetarë në Durrës, Delvinë, nga 1 qytetarë në Himarë, Sarandë.

Janë 183 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,630 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 10 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore 30

Të shëruar në 24 orë 9

Të shtruar në spitale 1

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 426

Testime totale 2,012,637

Raste pozitive 332,407

Raste të shëruara 328,630

Raste Aktive 183

Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 127

Vlorë 17

Fier 12

Gjirokastër 8

Shkodër 5

Berat. 5

Durrës. 4

Lezhë. 2

Elbasan. 2

Korçë. 1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura