Covid-19/ Bilanci i viktimave dhe infektimeve gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri

Dec 4, 2022 | 18:05
SHPËRNDAJE

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e rasteve të reja të infektimeve dhe viktimave nga Covid-19 gjatë ditës së sotme në Shqipëri.

URGJENCA-730x440-1

Përmes një njoftimi, ministria ka publikuar edhe shpërndarjen e këtyre rasteve sipas zonave specifike.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 336 testime, 17 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 7 të shëruar në 24 orët e fundit

4 Dhjetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 336 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 17 qytetarë, në Bashkitë:

11 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Kurbin, Durrës, Kamëz, Fier, Vlorë, Tepelenë.

Janë 155 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,545 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 4 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore                17

Të shëruar në 24 orë             7

Të shtruar në spitale             1

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       336

Testime totale                   2,010,606

Raste pozitive                      332,294

Raste të shëruara                  328,545

Raste Aktive                             155

Humbje jete                              3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    118

Gjirokastër                12

Fier                           5

Berat.                        4

Shkodër                 3

Vlorë                         3

Lezhë.                        3

Durrës.                      3

Elbasan.                   2

Korçë.                        2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura