COVID-19/ Bilanci i infektimeve dhe viktimave gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri

Jan 29, 2023 | 18:10
SHPËRNDAJE

Ministria e Shëndetësisë ka bërë përditësimin e situatës epidemiologjike të Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

URGJENCANë njoftimin e ministrisë, raportohet se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 201 persona, nga të cilët kanë rezultuar pozitiv 4 prej tyre dhe fatmirësisht nuk raportohet për asnjë humbje jete.

Njoftimi i ministrisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 201 testime, 4 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 9 të shëruar në 24 orët e fundit

29 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 201 testime, nga të cilët kanë rezultat pozitivë me COVID19, 4 qytetarë në Bashkitë:

2 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Lezhë, Sarandë.

Janë 123 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,504 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 29 Janar 2023)

Raste të reja ditore               4

Të shëruar në 24 orë             9

Të shtruar në spitale             3

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       201

Testime totale                   2,030,217

Raste pozitive                      333,223

Raste të shëruara                  329,504

Raste Aktive                             123

Humbje jete                              3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                      99

Vlorë                         11

Fier                           9

Durrës.                    2

Berat.                        1

Shkodër                 1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura