COVID-19/ Bilanci i infektimeve dhe viktimave gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri

Jan 28, 2023 | 18:56
SHPËRNDAJE

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar përditësimin e fundit të situatës epidemiologjike me Covid-19 në vend.

1568460843_urgjencainfektivit

MSH njofton se nga 395 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit, kanë rezultuar pozitivë 9 qytetarë, ndërkohë që fatmirësisht nuk raportohet asnjë humbje jete.

Njoftimi i MSH:

28 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 395 testime, nga të cilët kanë rezultat pozitivë me COVID19, 9 qytetarë në Bashkitë:

Nga 2 qytetarë në Tiranë, Vlorë, Himarë, nga 1 qytetarë në Dibër, Selenicë, Gjirokastër.

Janë 128 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,495 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 28 Janar 2023)

Raste të reja ditore 9

Të shëruar në 24 orë 13

Të shtruar në spitale 2

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 395

Testime totale 2,030,016

Raste pozitive 333,219

Raste të shëruara 329,495

Raste Aktive 128

Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 100

Vlorë 12

Fier 9

Durrës. 2

Lezhë. 1

Berat. 1

Shkodër 1

Dibër. 1

Gjirokastër. 1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura