COMOEDIA (1929)/ Kur simpatizantët e Hitlerit sulmonin Aleksandër Moisiun

SHPËRNDAJE

Aurenc Bebja

Francë–2 Gusht 2018

Gazeta kulturore franceze, “Comoedia”, ka botuar, të enjten e 18 shkurtit 1929, në ballinë, një shkrim në lidhje me sulmet e simpatizantëve të Adolf Hitlerit ndaj aktorit të famshëm me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiu.

Në vijim, teksti i plotë për publikun shqiptar.
Ngacmim grotesk, por hitlerian.
“Komediani i famshëm Aleksandër Moisiu, më i duartrokituri deri tani në vendet gjermanofolëse, është pre e ngacmimeve të mbështetësve të Hitlerit. Dhe pse? Sepse gushtin e kaluar, duke dashur të shkruajë një roman në të cilin do të ndodhte një lindje, ai dëshiroi të studionte këtë ngjarje në vend dhe veshi bluzën e bardhë me autorizimin e drejtorit të një spitali në Salzburg. Është reagim i zakonshëm për një shkrimtar. Kush është ai autor që nuk ka shkuar për të vizituar një spital, një azil, i fshehur mes pacientëve? E gjitha kjo për të përshkruar realen.

Por një praktikant i spitalit të Salzburgut, i shkarkuar nga puna, për t’u hakmarrë ndaj drejtorit, zbuloi këtë fakt në një gazetë të partisë së Hitlerit.
Shqetësimi i Aleksandër Moisut për ndërgjegjësinë profesionale u transformua si “përdhosje nga një ndërhyrës i bezdisshëm gjatë lindjes së një gruaje gjermane”.

“Henaurme!” – apo jo? Megjithatë, artikulli i gazetës lokale ishte riprodhuar, kështu Moisiu u vu në listën e zezë të hitlerianëve (nazistëve).

Dhe natën tjetër, në Deutsches Volkstheater të Vjenës, gjatë një shfaqjeje në të cilën ai luante rolin kryesor, aktori u prit mes sharjeve dhe topave me aromë të keqe të shpërndara nëpër sallë, diçka mjaft bezdisëse.

Policia vëzhgonte për fat të mirë dhe ndërhyrësit u dërguan në burgun më të afërt…
Nëse tallja mund të vriste, partia e Hitlerit nuk do të fitonte asgjë nga kjo ngjarje.”
Horatio
Burimi: (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania) – https://www.darsiani.com/la-gazette/comoedia-1929-kur-simpatizantet-e-hitlerit-sulmonin-aleksander-moisiun/

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakRrëfimi i Endri Priftit: Jam i zhgënjyer, kam vendosur të largohem nga Shqipëria
Artikulli tjetërLSDM, BDI dhe Besa nënshkruan iniciativën për referendum, pritet VMRO-ja

S'KA KOMENTE

Comments are closed.