“Çmimet e apartamenteve janë rritur me 25%”- Drejtuesi i agjencisë imobiliare për “Panorama TV”: Ja çfarë banesa preferojnë më shumë shqiptarët! Ata që blejnë në kulla janë….

Mar 8, 2023 | 22:42
SHPËRNDAJE

Drejtuesi i një agjencie imobiliare në Tiranë, Dritan Leka tha në emisionin “Log.” në Panorama TV se çmimet e apartamenteve nga viti 2019 deri në 2022 janë rritur me 25%.

mece shehaj

Sipas tij shqiptarët deri në vitin 2019 kanë preferuar apartamente 2+1 deri në 100 metër katror, ndërsa me rritjen e çmimeve preferojnë 1+1 që variojnë nga 50 deri në 80 metër katror.

I pyetur se kush janë klientët që blejnë në kullat Leka u shpreh “se janë kryesisht klientë që janë në Amerikë ose në Greqi”.

Pjesë nga diskutimi

Dritan Leka: Nga 2019 në 2022 rritja nuk është më e madhe se 25%.

Pyetje: Blerësit si i blejnë, janë njerëz që blejnë me para cash apo me financim bankar?

Dritan Leka: Në 80% të rasteve kemi financim bankar. Ky financim mund të jetë 80% e vlerës ose më pak.

Ervin Bushati: Pra në 80 % të rasteve nuk ka pastrim parash

Briseida Shehaj: Po ca po thuaj o Ervin

Dritan Leka: Transaksionet që zhvillohen nëpërmjet një kredie bankare kalojnë tek noteri dhe bëhen tek kalimi i fondeve bankare.

Pyetje: Tipologjia që shisni më shumë?

Dritan Leka: Deri në fund të 2021 apartamentet me të kërkuara kanë qenë 100m katror të formatit 2+1. Gjatë 2022 kanë ndryshuar kemi një orientim drejt apartamenteve 1+1 që fillojnë nga 50-80m katror.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura