“Çmenduri! E pe? E pabesueshme”/ Zbardhen SMS-të mes Ramës dhe ambasadorit të BE. Flasin për Bashën, deklaratat e Mediut dhe…

| 23:52
SHPËRNDAJE
 

Ka qenë një moment shpërqendrimi ajo që ka bërë që të rrjedhin disa prej mesazheve në rrjetin social “Whatsapp” midis tij dhe kryeministrit Edi Rama.

21

Bëhet fjalë për ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, i cili me sa duket ka harruar se mbrapa tij në sallën e Kryeministrisë ishin kamerat e televizioneve, ndërsa prezantohej progres-raporti për hapjen e negociatave.

Ai hap në një moment bisedat me kryeministrin e Shqipërisë dhe kaq ka mjaftuar që ABC News të fokusojë disa prej mesazheve.

Rama i shkruan në anglisht ambasadorit, ndërsa ai i përgjigjet në italisht, vendi i tij i origjinës.

mesazhi-2-768x269

Bëhet fjalë për një bisedë të zhvilluar pak ditë më parë dhe është Rama ai që i dërgon një raport të situatës nga i cili zbulohet një fjali ku thuhet se:

“Basha do të humbiste mbështetjen e ndjekësve të tij më të fortë”.

Më pas Rama përmend kreun e Partisë Republikane Fatmir Mediu që nuk kuptohet ku ka kërkuar të shtyhen zgjedhjet lokale me 6 muaj.

Mesazhi i Ramës: Mediu u ndal në lidhjet ndërmjet Ramës dhe krimit të organizuar dhe korrupsionit: e vetmja mënyrë për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme ishte që të shtynin zgjedhjet (me gjashtë muaj) dhe të fokusoheshin në kushtetutë.

Soreca: Çmendur!.

Rama: E pe?

Soreca: Po, e pabesueshme!

Në bisedë thuhet se Mediu i ka deklaruar OSBE-së se sulmi ndaj rezidencës se Borchard ishte i papranueshëm por se bëri PD, por LSI.

Në telefonin e këtij të fundit më pas është një mesazh i ditës së mërkurë ku ai e uron Ramën për vendimin e Komisionit Evropian që rekomandoi çeljen e negociatave.

1

 

 

 

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.