“Cili është qëllimi? Shpërbërja e Rusisë apo ndryshimi i qeverisë?”- Presidenti i Kroacisë kritikon vendimin e shteteve perëndimore për dërgesat e tankeve në Ukrainë: Çmenduri!

Jan 30, 2023 | 18:44
SHPËRNDAJE

Teksa shumë vende kanë premtuar disa dërgesa tankesh në Ukrainë, për t’i bërë ballë agresionit rus, presidenti i Kroacisë ka kritikuar vendimet e këtyre vendeve dhe ka thënë se këto armë vetëm sa do e zgjasnin luftën.

presidenti-i-kroacise-850x450

Kujtojmë se Kroacia është një vend anëtar i NATO-s dhe një deklaratë e tillë bie ndesh me qëndrimet e shteteve pjesëmarrëse të unionit.

Zoran Milanovic u tha gazetarëve në kryeqytetin kroat, Zagreb, se është “çmenduri” të besosh se Rusia mund të mposhtet në një luftë konvencionale.

“Unë jam kundër dërgimit të armëve vdekjeprurëse atje. Kjo e zgjat luftën,” tha z. Milanovic.

“Cili është qëllimi? Shpërbërja e Rusisë, ndryshimi i qeverisë? Flitet gjithashtu për copëtimin e Rusisë. Kjo është çmenduri,” shtoi ai.

Cilat vende po dërgojnë tanke në Ukrainë?

  1. SHBA do të dërgojë 31 tanke M1 Abrams
  2. Gjermania do të dërgojë 14 tanke Leopard 2 A6
  3. Britania e Madhe ka njoftuar se do të dërgojë 14 tanke Challenger 2
  4. Polonia është zotuar të dërgojë 14 tanke Leopard 2 si dhe 60 tanke të saj të modernizuar

Kujtojmë se Milanoviç fitoi zgjedhjet presidenciale në Kroaci në vitin 2019 si një kandidat liberal me prirje të majtë, një kundërvënie ndaj qeverisë konservatore e cila është aktualisht ën pushtet.

Por që atëherë ai ka bërë një kthesë drejt nacionalizmit populist dhe ka kritikuar politikat perëndimore ndaj Rusisë, si dhe ndaj Ballkanit.

  1. Milanovic ka krijuar një reputacion si pro-rus, të cilin ai e ka mohuar vazhdimisht.

Megjithatë, në muajt e fundit, ai ka kundërshtuar hapur pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, si dhe trajnimin e trupave ukrainase në Kroaci, si pjesë e ndihmës së BE-së për vendin që ndodhet nën agresionin rus.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura