Çfarë duhet të keni kujdes me ardhjen e stinës së Pranverës? Dermatologia jep këshillat në Panorama TV: Ja ndryshimet në lëkurë dhe problematikat

Apr 11, 2023 | 13:23
SHPËRNDAJE

Mjekia dermatologe, Rozana Çela ka treguar se ndryshimi i stinëve, kalimi nga dimri në pranverë, ka efekt dhe ndjeshmëria tek lëkura e njeriut.

E ftuar në emisionin “Panorama e Mëngjesit”, ajo tregoi disa nga problematikat që shfaqen në lëkurë, si edhe ndryshimet.

Rozana Çela: Kalimi i stinëve nga e dimrit në të pranverës ka efekt dhe ndjeshmëri tek lëkura. Trajtimet që duhen bërë gjatë periudhës së pranverës janë me specifike, kryesisht e ndjen lëkura më e ekspozuar, fytyra, qafa, duart por njëkohësisht edhe veshët. Jo vetëm lëkura e ekspozuar, por në total ndien ndryshimet klimaterike. Disa nga problematikat janë alergjitë dhe dermatitet alergjike.

Periudha e pranverës është e periudha e alergjive, sepse ka gjelbërimin, lulet dhe janë më të shprehura alergjitë, sidomos personat që vuajnë nga alergjitë, duke filluar me rinitet që shoqërohen me teshtima, rrjedhje të hundëve, kruarje të syve. Alergjitë shfaqen tek të gjitha grupmoshat, nga fëmijët e vegjël tek të rriturit.

Tek fëmijët e vegjël janë edhe dermatitet atopike, një formë alergjie. Tek fëmijët e vegjël janë të trashëgueshme, faktori gjenetik luan rol. Shoqërohet me tharje të lëkurës, me kruarje të saj, skuqje. Shpeshherë mund të vendosen edhe të çara në lëkurë. Nga komplikacionet mund të ketë edhe infeksione bakteriale stafilokoksike. Zakonisht nënat që kanë fëmijë me këtë patoligji, duhet t’i veshin me rroba të gjata për të shmangur kontaktin me gjelbërimin dhe alergenin që acaron lëkurën e fëmijëve.

Të gjitha moshat janë të rriskuara nga alergjitë. Nuk jemi imunë, në çdo moshë mund të na shfaqen.

Këto janë një pjesë e ndryshimeve që shfaqen në lëkurë në periudhën e pranverës. Por kemi edhe problematika të tjera duke filluar nga djersitja e tepërt, hiperidroza. Është kryesisht tek personat që e kanë këtë lloj problematike edhe në gen. Është trashëgueshme, por kur kthehet në problem rekomandohet trajtimi i tyre nëpërmjet injeksioneve të botoksit.

Fillohet me antiperspirant në formën e sprajt ose të kremit. Ka një lloj rezultati, por një trajtimi shumë të plotë ndaj rekomandohet botoxi në rastin e hiperidrozës.

A lënë pasoja?

Rozana Çela: Duke qenë se mund të mbivendosen në rastin e dermatitet atopike, infeksionet bakteriale edhe koha e trajtimit është më e gjatë. Kruarja është një nga shenjat më prezentë dhe bëhet e bezdisshme, çon deri në pagjumësi, episode të zgjimit gjatë natës.

Kush janë disa nga ushqimet që duhet të mbajmë lëkurën në formë më të mirë dhe për të pasur imunitet më të fortë?

Rozana Çela: Do të theksoja dietë të ekuilibruar me proteina dhe karbohidrate, kryesisht një dietë me perime, fruta që kanë fibra e antioksidantë, konsumi i tepërt i ujit ndihmon në eliminimin e toksinave që ka organizimi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura