Çështja për Dinarin, të enjten mbahet takimi i radhës në Bruksel

Apr 24, 2024 | 18:21
SHPËRNDAJE

Të enjten në Bruksel do të mbahet takimi i radhës mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç nën udhëheqjen e emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Dinari

Temë kryesore e takimit do të jetë çështja e dinarit.

Lajçak në një postim në profilin e tij në Facebok të martën ka deklaruar se nga takimet paraprake mes Bislimit e Petkoviqit është zvogëluar hendeku lidhur me temën e dinarit.

Por, ka shtuar se kanë mbetur ende disa gjëra pa u zgjidhur, për çka ka paralajmëruar se do të ketë takim të radhës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura