Çështja “Beleri” shqetësim edhe në SHBA, zyrtari i DASH: Presim që autoritetet shqiptare të respektojnë ligjet e vendit

Sep 13, 2023 | 7:55
SHPËRNDAJE

Departamenti Amerikan i Shtetit iu dërgoi një tjetër mesazh autoriteteve shqiptare në lidhje me rastin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri , i cili ndodhet në burg për blerje votash.

beleri1

Sipas mediave greke, të cilat citojnë zyrtarin e Departamentit të  Shtetit, qeveria amerikane pret që të ndiqet ligjit në rastin e Fredi Belerit.

Në përgjigje të një pyetjeje të korrespondentëve grekë në Uashington, një përfaqësues i Departamentit të Shtetit tha se “ne jemi në dijeni të rastit (të ndalimit të Fredi Belerit) dhe presim që autoritetet shqiptare të ndjekin një proces të rregullt sipas ligjeve të vendit. )”.

Beleri mbahet në arrest prej 12 majit të këtij viti pasi u arrestua për blerjen e votave të 8 qytetarëve kundrejt 40 mijë lekëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura