Censi i popullsisë/ Qendra e Bashkëpunimit Ndër Fetar Elbasan: Deklarojeni me krenari besimin tuaj! Mos bini pre e mentaliteteve të trashëguara nga sistemi komunist

Sep 18, 2023 | 21:14
SHPËRNDAJE

Në të gjithë vendin sot (18 shtator) ka nisur regjistrimi i popullsisë dhe banesave dhe mes 100 pyetjeve dy janë edhe për besimin fetar, por që janë opsionale.

komunitetet fetare

Për këtë Qendra e Bashkëpunimit Ndër Fetar Elbasan ka dalë me një thirrje për të gjithë besimtarët ose jo, që të deklarojnë përkatësinë e tyre fetare nën vullnetin e plotë duke iu përgjigjur pyetjes, ‘cila është feja ose besimi që ndjek ose i përket’.

Po ashtu, Komunitetet Fetare bëjmë thirrje që qytetarët të mos bini pre e mentaliteteve të trashëguara nga sistemi komunist.

“Besimi fetar dhe kombi janë një binom që shkojnë përherë paralel bashkë! Deklarojeni me krenari besimin tuaj dhe sigurohuni që regjistruesi ta hedhë saktë në tabelën elektronike, ashtu siç ju e deklaroni”, thuhet ndër të tjera në thirrjen drejtuar të gjithë qytetarëve.

Thirrje

Të dashur besimtarë, praktikantë ose jo.

Ka nisur datë 18 shtator 2023, në të gjithë Shqipërinë, Censusi – Regjistrimi i Popullsisë dhe Banesave.  Ky është një proces tepër i rëndësishëm, pasi në të do të deklarohet edhe përkatësia fetare e çdo individi.

Megjithëse kjo pjesë është lënë “deklarim me dëshirë”, Komunitetet fetare i bëjnë thirrje dashamirëse të gjithë besimtarëve, qofshin praktikantë ose jo, të deklarojnë përkatësinë e tyre fetare nën vullnetin e plotë duke iu përgjigjur pyetjes, ‘cila është feja ose besimi që ndjek ose i përket’.

Ju bëjmë thirrje të mos bini pre e mentaliteteve të trashëguara nga sistemi komunist dhe nga disa ateistë të cilët mendojnë se feja e shqiptarit është “shqiptaria”.

BESIMI FETAR DHE KOMBI JANË NJË BINOM QË SHKOJNË PËRHERË PARALEL BASHKË!

Deklarojeni me krenari besimin tuaj dhe sigurohuni që regjistruesi ta hedhë saktë në tabelën elektronike, ashtu siç ju e deklaroni.

Thirrja nuk është për numra, është për krenari e dinjitet të besimit të secilit!

Qendra e Bashkëpunimit Ndër Fetar Elbasan  (QBNFE)

18 shtator 2023

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura