Byroja Kombëtare e Hetimi pas Ministrisë së Infrastrukturës, zbarkon në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit! Sekuestrohen celularët e dy drejtuesve të lartë

Sep 27, 2023 | 15:28
SHPËRNDAJE

Byroja Kombëtare e Hetimit pas aksionit në Ministrinë e Infrastrukturës është vendosur në aksion për të zbuluar raste e korrupsionit, kësaj radhe pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

SPAK BKH
Sipas burimeve të News24 mësohet se janë sekuestruar dy celularë të drejtuesve të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

Mësohet se njëri prej telefonave të sekuestruar i përket drejtorit N.P, ndërsa tjetri shefes së Sektorit V.Gj.

Agjencia Kombëtare e Mjedisit drejtohet nga Arta Dollani dhe është institucion në varësi të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

Drejtoria3 Drejtoria

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura